Nëpërmjet një publikimi në facebook, ministrja e Mjedisit dhe Turizmit Mirela Kumbaro njofton hapjen e aplikimeve për kontratat e plazheve.
Jemi gati që nga 1 nëntori të hapim procesin e aplikimit për marrjen në përdorim të parcelave për ushtrimin e veprimtarisë si stacion plazhi, shkruan Kumbaro.
Aplikimet kryhen online në E-Albania dhe sistemi do të qëndrojë i hapur për 30 ditë.
Kujdes!
Nuk do të ketë hapje të dytë të sistemit dhe çdo parcelë për të cilën nuk do të aplikohet, do të kalojë automatikisht në parcelë publike.
Për verën 2023 rritet edhe sipërfaqja minimale e detyrueshme publike në çdo bashki, në 30%,
ndërsa aplikuesit të mos harrojnë se kontraktimi i vrojtuesit të plazhit dhe shlyerja e detyrimeve tatimore janë kushte të panegociueshme
Informohuni në link-un e mëposhtëm për procedurat e aplikimit që nis më 1 nëntor që ta vëmë përpara punën për organizimin e sezonit tjetër, shkruan ministrja Mirela Kumbaro.