MUZEU I KULTURES BEKTASHIANE – TEQEJA SARANDE – VIDEO

MUZEU I KULTURES BEKTASHIANE – TEQEJA SARANDE

Muzeu i Kultures bektashiane, Teqeja Sarande – Një ndër vendet që mund të vizitoni në qytetin e Sarandës është edhe teqeja “Reshat Dede Baba”, e cila është edhe Teqeja më e madhe në Ballkan. Përveç madhështisë së Teqesë, në ambjentet e saj ndodhet edhe Muzeu i Kultures bektashiane, me objekte të shumta origjinale bektashiane, ngritur nën kujdesin e baba Sadik Ibrokodhelit.

Nisja e punimeve te Teqeja “Dedë Reshat Bardhi” në Sarandë Ditën e nisjes së punimeve, Dede Reshati u shpreh: “ Ndihem sinqerisht i lumtur dhe shumë i respektuar të vendos gurin e themelit në teqenë tonë të re në Sarandë!”.

Pas një viti u bë përurimi i tyrbes dhe teqesë.

MUZEU I KULTURES BEKTASHIANE NË TEQENË E SARANDES

Në këtë përurim, më 2 qershor 2010, mori pjesë Kryegjyshi Dede Reshat Bardhi, i cili, ndër të tjera tha: “ Ndjehem i lumtur që një vit më parë hodhëm themelet e tyrbes dhe të teqesë së Sarandës dhe sot, inaugurojmë teqen e mrekullueshme. Në këtë teqe, në këtë vend që e ka bekuar Zoti, jam i sigurt se do të ndriçoj kurdoherë flaka e mësimeve të Haxhi Bektash Veliut.”

Tyrbja në Teqenë e Sarandës Në tyrbe prehen eshtrat e dy klerikëve të shquar, baba Islami dhe baba Bilali. Teqeja, në këto vite ka marrë formën e plotë me tyrben e bukur. Ajo ruan elementët bektashian me dhoma të bollshme, mejdanin, kafeoxhakun, kuzhinën etj.

Website Saranda Web

Facebook Saranda Web

Instagram saranda.web

Youtube sarandaweb

Twitter Saranda Web

Tiktok saranda.web

Pinterest sarandaweb

Linktree sarandaweb

in sarandaweb

Please follow and like us:
fb-share-icon