Nëna e lindi dhe e futi në valixhe, humb jetën foshnja. U gjet pas 1 muaji

Një ngjarje horror është regjistruar sot në Korçë, ku një foshnjë është gjetur pa jetë në një banesë, mbyllur brenda një valixheje. Foshnja është gjetur pa jetë në banesë nga bashkëshorti, i cili kishte ardhur një muaj më parë nga Greqia ku edhe punonte. Gjatë kësaj periudhe ai kishte pikasur një erë të rëndë, por vetëm mëngjesin e sotëm zbuloi se në fakt e gjitha vinte nga një valixhe e futur në dollap. Brenda kishte zbuluar foshnjën e vdekur, që kishte nisur dhe të dekompozohej.

Ai është shprehur në Polici se kishte më shumë se një vit që nuk ishte kthyer në shtëpi nga emigrimi dhe fëmija i vdekur nuk ishte i tij pasi kishte më shumë se një vit pa ardhur në Shqipëri. Teksa bashkëshorti punonte në Greqi për të siguruar jetesën, gruaja rrinte në Shqipëri dhe kujdesej për një fëmijë të çiftit, një 15-vjeçar që vuante nga autizmi. Nëna e shoqëruar nga forcat e Policisë është dërguar në Urgjencën e Spitalit aty ku po merret në pyetje nga mjekia neuro-psikiatër Nikolina Bode, për të mësuar më shumë për gjendjen e saj mendore dhe psiqike. Ajo çfarë dihet është se nëna ka qënë nën kontrollin e mjekve të Qëndrës së Shëndetit Mendor.

Ndërkohë që ende nuk dihen më shumë detaje lidhur mbi rrethanat e ngjarjes, pasi bashkëshortja e tij, vuan nga sëmundje të shëndetit mendor dhe aktalisht është transportuar në maternitetin e qytetit, për ekzaminime të mëtejshme. Nuk dihet nëse foshnja ka pësuar komplikacione shëndetësore, që mund të jenë bërë shkak që të humbiste jetën, apo nëse në fakt ka ndërruar jetë për shkak të neglizhencës dhe asfiksisë. Shkakun  e vërtetë të vdekjes do ta përcaktojë ekspertiza mjeko-ligjore.

 

Saranda Web sarandaweb.net

Please follow and like us:
fb-share-icon