Nënkomisarja e Policisë, Anisa Kostani reagon pas aksidentit: Gjarpri është mirë…

 

Nënkomisarja e Elbasanit, Anisa Kostani, ka reaguar lidhur me aksidentin që pësoi dy ditë më parë në kryeqytet.

Përmes një postimi në “Facebook”, Kostani tregon se fatmirësisht është në gjendje të mirë shëndetësore dhe falenderoi të gjithë njerëzit që iu gjendën pranë.

Sa i përket pyetjeve të bëra nga ndjekësit në rrjetet sociale lidhur me gjarprin e saj, Anisa shkruan se gjarpri është mirë nën kujdesin e familjarëve të saj.

Gjithashtu ajo shton se nuk ka për detyrë të pyesë miqtë e saj kanë apo jo patentë me vete, pasi personi në makinën e të cilit ajo ishte pasagjere natën e aksidentit, lëvizte pa një të tillë.

“Ju falenderoj teper per cdo mesazh pozitiv, ju falenderoj te gjitheve qe mu gjendet prane; ishit te shumte

Ndersa ju te tjerve qe shpalosni talentin shpellar neper komente, gjarpri eshte me mire se kurre, nen kujdesin e familjareve te mi dhe nuk e kam per obligim te pyes paraprakisht miqte e mi a kane patente me vete. Shendet!”,shkruan Kostani.

Efektivja e policisë së Elbasanit Anisa Kostani u aksidentua me makinë dy ditë më parë në Tiranë. Ngjarja ndodhi rreth mesnatës në afërsi të kopshtit botanik. Saranda News

 

 

Please follow and like us:
fb-share-icon