Nesër do të ketë një shpërthim në kantierin e Bypass-it të Sarandës, do të ketë kufizime të përkohshme të qarkullimit
Në kuadër të punimeve për ndërtimin e Bypass-it të Sarandës, ditën e premte, më 3 korrik 2026, do të kryhet një shpërthim i kontrolluar me sasi të vogla eksplozivi në afërsi të guroreve Volloder.

Sipas njoftimit zyrtar, procesi do të zhvillohet në intervalin kohor nga ora 16:00 deri në 17:00 dhe ka si qëllim hapjen e trasesë së rrugës.
Autoritetet bëjnë me dije se punimet janë koordinuar me strukturat e Policisë së Shtetit, të cilat do të marrin masat e nevojshme për menaxhimin e trafikut dhe garantimin e sigurisë së qarkullimit gjatë zhvillimit të këtij procesi.
Qytetarëve dhe drejtuesve të mjeteve u kërkohet mirëkuptim dhe bashkëpunim, si dhe respektimi i udhëzimeve të Policisë dhe sinjalistikës rrugore deri në përfundimin e punimeve. Saranda Web
Gati puna për nisjen e tunelit në Bypass-in e Sarandës – VIDEO








