Zbulohen fakte të reja nga dhunimi i mesuesit 59 vjecar në Tepelene. Policia e Tepelenës ka ndaluar një person i cili është vëllai i nje nxeneseje 13 vjeçare në shkollen 9-vjeçare të Tepelenës. A.G emigrant është kthyer nga vendi ku jetonte pas thirrjes se të motres për ndihme pasi 13 vjeçarja ia ka rrëfyer se është ngacmuar seksualisht nga mësuesi 59 vjeçar Kleanth Laçi.
Vetë A.G është vetëdorezuar në Policinë e Tepelenës duke dhënë shpjegimet e veta për dhunën që ushtroi ndaj mesuesit të edukimit fizik Kleanth Laçi një dite më parë.
Ai e ndërmori këtë veprim ne kushtet e ndihmes qe i pati kerkuar e motra e tij nxënëse e Kleanthi Laçit pasi ky i fundit sipas dëshmisë se të vëllait të 13 vjeçares, e kishte ngacmuar shumë herë seksualisht dhe për këtë ai u kthye në Shqiperi për të ndërmarre aktin që kreu ditën e djeshme. Ndërkaq ka dhënë deshminë e saj edhe 13 vjeçarja e cila ka pretendtuar se është ngacmuar seksualisht nga mësuesi i saj. E mitura ka dhënë dëshminë e saj nën praninë e psikologes. saranda news
VIDEO