PROKURORIA PRANË GJYKATËS SË SHKALLËS SË PARË SARANDË
N J O F T I M PËR VENDE TË LIRA PUNE NË PROKURORINË PRANË GJYKATËS SË SHKALLËS SË PARË SARANDË
Në përmbushje të strukturës organike përcaktuar me urdhërin nr.54 datë 18.4.203 të Prokurorit të Përgjithshëm, dërguar me shkresën nr 600/7 prot, datë 24.4.2023, për Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, sipas të cilës struktura organike e kësaj zyre Prokurorie shtohet edhe me pozicionet:
a) kryetar dege buxhet finance,
b) specialist IT ,
c) specialist arkivist,
d) punonjës shërbimi ,
Kërkohet të punësohen në Prokurorinë Sarandë 4(katër) punonjës në pozicionet;
a) “kryetar dege buxhet finance”
b) specialist IT
c) specialist arkivist,
d) punonjës shërbimi
-I- Kushte të përgjithshme
a) të jetë shtetas shqiptar
b) të ketë zotësi të plotë për të vepruar
c) të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur
d) të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
e) të mos jetë i/e dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje si dhe të mos jetë nën hetim;
f) ndaj tij/saj të mos jetë marrë masa disiplinore e largimit nga shërbimi civil apo administrata shtetërore që nuk është shuar sipas këtij ligji;
g) të ketë përfunduar arsimin lartë (për pozicionet a, b dhe c. )
h) të ketë eksperiencë pune në administratën publike ( për pozicionet a, c dhe d )
i) Të ketë aftësi për të krijuar marrëdhënie pune efektive me stafin e prokurorisë. j) Të ketë aftësi komunikuese dhe pune në grup.
k) Të ruajë sekretin hetimor.
l) Të ketë sjellje etike dhe morale
II- Kushtet e veçanta për pozicionin “kryetar dege buxhet finance”:
-të ketë mbaruar studimet e larta në Ekonomi -Financë, niveli master shkencor ose i barazvlefshëm me të, vërtetuar me diplomën përkatëse .(Nota mesatare do të ketë përparësi)
-të njohë mirë kompjuterin, programet Word, Exel dhe Alfa vërtetuar me dokumentin përkatës
-të ketë njohuri të mira gjuhësore e drejtshkrimi
-të ketë njohuri të mira minimalisht të një gjuhe të huaj, (gjuha angleze do te ketë përparësi) vërtetuar nga vlerësimet shkollore apo dëshmi të vecantë
-të ketë përvojë profesionale minimalisht për një periudhë tre vjeçare (eksperienca në administratën publike që lidhet me Prokurorinë do të ketë përparësi)
-Kualifikime dhe specializime të tjera në fushen e ekonomisë/financës
-të prezantojë etikë, qytetari dhe nivel performance të denjë për institucionet shtetërore dhe të pranojë e realizojë testimin bazë që përfshin komunikim të lirë me komisionin
II- Kushtet e veçanta për pozicionin “specialist IT”
-të ketë mbaruar studimet e larta në Inxhinieri elektronike, Informatike Inxhinjeri Kompjuterash, niveli master shkencor ose i barazvlefshëm me të vërtetuar me diplomën përkatëse
-Të kenë njohuri të mira të sistemeve të operimit Linux,Windows Server 2012 dhe versionet më pas;
-Të kenë njohuri të mira në sisteme Backup të të dhënave (Tape Server);
-Njohuri në sherbimet bazë të Active-Directory dhe mail client;
-Të kenë njohuri të mira të sistemeve te operimit Windows 7,8,10
-Të kenë njohuri të mira në sistemet e sigurise së të dhenave, si antivirus, etj.
-Të kenë njohuri të mira Printera, Fotokopje dhe Skanera;
-Të kenë njohuri të mira të rrjeteve mbi bazen e OSI model, sëitching, routing dhe wireless;
-Të kene aftesi të mira komunikuese në pune dhe në grup;
-Kualifikime të tjera në fushen e teknologjisë së informacionit;
-Të ketë përvojë profesionale minimalisht për një periudhë tre vjeçare
-të prezantojë etikë, qytetari dhe nivel performancë të denjë për institucionet shtetërore dhe të pranojë e realizojë testimin bazë që përfshin komunikim të lirë me komisionin
III- Kushtet e veçanta për pozicionin “specialist arkivist”
-Të ketë mbaruar studimet e larta në Drejtësi ose fusha të përshtatshme me përshkrimin e punës, niveli master shkencor ose i barazvlefshëm me të vërtetuar me diplomën përkatëse
-Të ketë të paktën tre vite eksperiencë profesionale ose çdo lloj përvoje tjetër profesionale që lidhet me Prokurorinë ose Gjykatën
-Të njohë legjislacionin mbi Arkivat
-Të ketë aftesi të mira komunikuese në punë dhe në grup;
-Të prezantojë etikë, qytetari dhe nivel performance të denjë për institucionet shtetërore dhe të pranojë e realizojë testimin bazë që përfshin komunikim të lirë me komisionin
IV- Kushtet e veçanta për pozicionin “punonjës shërbimi”
-Të ketë mbaruar minimalisht studimet e mesme, ( studimet e larta do të jenë përparësi)
-Të ketë aftësi të mira komunikuese
-Të ketë aftesi të mira komunikuese në punë, në grup dhe me qytetarët;
-Të prezantojë etikë, qytetari dhe nivel performance të denjë për institucionet shtetërore dhe të pranojë e realizojë testimin bazë që përfshin komunikim të lirë me komisionin
–Dokumentacioni i kërkuar për të 4 (katër) pozicionet
- kërkesë me shkrim, me adresë banimi, adresë elektronike dhe numër telefoni
- CV të përgjithshme
- Kopje të kartës së identitetit
- Çertifikatë familjare
- Raport mjeko-ligjor
- Diploma përkatëse e studimeve dhe Lista e notave
- Dokumente të tjerë që tregojnë njohuri apo aftësi të vecanta
-Vertetim për gjendjen gjyqesore (Dëshmi penaliteti ).
-Vërtetim nga Gjykata .
-Vërtetim nga Prokuroria
-Fotokopje të librezës së punës ose vërtetim nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore që të provojë punësimin e mëparshëm ose vërtetim nga qendra e mëparshme e punës, ku të evidentohet pozicioni i punës dhe kohëzgjatja
Konkurrimi zhvillohet në dy faza:
Verifikimi paraprak, i përmbushjes së kushteve minimale për pozicionin e punës dhe kërkesave të veçanta në shpalljen për konkurrim, do të kryhet brenda datës 17.5.2023, në ambientet e Prokurorisë dhe brenda 24 orëve do të shpallet lista e kandidatëve që plotësojnë kushtet e përgjithshme dhe të veçanta në shpalljen për konkurrim dhe listat e atyre që nuk i plotësojnë. Lista e kandidatëve jo fitues nuk publikohet në web. Ata do të njoftohen nëpërmjet e-mail.
Intervista e strukturuar me gojë, për kandidatët fitues të fazës së parë, do të zhvillohet më datë 22.5.2023 ora 11:00, pranë ambienteve të Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë dhe ditën e nesërme do të shpallet rezultati.
Dokumentacioni nga kandidatët do të pranohet nga data 03.5.2023 deri në datën 17.5.2023
Për informacion të mëtejshëm kandidatët mund të paraqiten në Kryesekretarinë e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së parë Sarandë.
Njoftimi për kandidatët do të afishohet në mjediset e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, vendin e njoftimeve pranë objektit të Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë dhe Prokuroria, si dhe në faqen zyrtare të Prokurorisë së Përgjithshme.
PROKURORIA PRANË GJYKATËS SË SHKALLËS SË PARË SARANDË.