Një vajzë donte të sigurohej që burri i saj i ardhshëm do të mendohej dy herë përpara se ta tradhtonte atë.
E fejuar së fundmi, e reja ka rrëfyer në TikTok se e ka detyruar partnerin të nënshkruajë një kontratë. Ai do t’i paguajë shpenzimet e saj për pjesën tjetër të jetës nëse do të ketë një lidhje jashtëmartesore.
@salamiiqueen
“I fejuari im sapo nënshkroi një dokument ligjor dhe ne ramë dakord që nëse ai më tradhton, ai duhet të paguajë faturat e mia”, thotë Chaylene Martinez, e njohur në internet si Salamii Queen, në një video me më shumë se 7 milionë shikime.
“Unë jam kaq e zgjuar apo e çmendur, nuk e di”, shtoi ajo.
Sigurisht, shumë përdorues ishin të shpejtë për të shprehur mendimin e tyre.