“Ose unë ose askush”/ Dalin DETAJE të reja për 45-vjeçarin që kreu krímîń màkábër

GREQI- Detaje të reja kanë dalë për krimin makabër në Greqi ku shqiptari ka vrarë 43-vjeçaren dhe partnerin e saj farmacist. Sipas mediave të huaja ish-partneri i 43-vjeçares Fotini e ka kërcënuar vetëm disa muaj pas divorcit duke i thënë: “Ose unë ose askush”.

Mediat shkruajnë se ai ishte xheloz i sëmurë dhe krimin e bëri vetëm për hakmarrjes pasi ish-partnerja kishte nisur një romancë të re me një farmacist. Po ashtu mediat bëjnë të ditur se  menjëherë pas krimit shqiptari është ndaluar nga policia pasi ai ishte dënuar edhe më parë nga autoritetet greke për drogë dhe grabitje. Mediat raportojnë se ndalimi i shqiptarit është bërë në Agrinio gjatë një kontrolli rastësor. Në momentin që është ndaluar policia nuk ishte ende e informuar për krimin e rëndë që kishte bërë.

Tashmë policia po kërkon në të gjithë Greqinë për të gjetur shqiptarin sakaq dyshohet se ky i fundit mund të jetë arratisur në vendin e tij të origjinës, pra në Shqipëri. Ndërkohë, policia është në pritje të përfundimit të testeve laboratorike, gjurmëve të gishtave dhe ADN-së, në mënyrë që të identifikojë saktësisht autorin e krimit,

Ndërkohë trupi i 43-vjeçares u transportua sot në Mykonos, ku nesër të afërmit, vajza e saj dhe miqtë do t’i japin lamtumirën e fundit. Varrimi i saj do të bëhet të premten, ndërsa farmacisti u varros sot në mesditë në orën 12, në vendlindjen e tij.

Ngjarja e rëndë ndodhi disa ditë më parë ku shqiptari vrau ish-të dashurën dhe partnerin e saj. Ngjarja e rëndë, e cilësuar si e llojit ‘thriller’ është zbuluar nga fqinjët e dy viktimave, të cilët kishin parë se nga dera e tyre, rridhte gjak. Fillimisht, shqiptari, mësohet se ka hedhur në erë me eksploziv makinën e gruas ukrainase, e cila ishte e martuar me një biznesmen nga Mykonos, por që dyshohet se ka pasur lidhje jashtëmartesore me autorin. Në momentin që u raportua shpërthimi i mjetit, policia erdhi të kërkonte 45-vjeçaren, por fqinjët e viktimës dhanë alarmin. Ata u shprehën para efektivëve se nga dera e gruas, që jetonte bashkë me biznesmenin dhe njiheshin sit ë pasur në zonë, rridhte gjak. (dosja.al)

Please follow and like us:
fb-share-icon