Gjatë ditës së sotme në pikën kufitare të Kakavijës u arrestua një grua 38-vjecare nga Fieri.
Kjo e fundit është identifikuar si Elira Varfi. Fierakja po kalonte kufirin për të shkuar në Greqi, ndërsa në trup i janë gjetur 10 pako me drogë, 8 pako heroinë dhe 2 kokainë të cilat i kishte mbështjellë me çorape dhe i kishte fshehur në trup.
Gruaja kishte me vete 10 pako me lëndë të dyshuar narkotike, në 8 prej të cilave kishte lëndë të dyshuar narkotike heroinë(me peshë totale 4 kg e 160 gramë), ndërsa 2 pako kishin lëndë të dyshuar narkotike kokainë (me peshë totale 780 gramë.)
Këtë të martë, efektivët në pikën doganore vendosën të ushtronin kontroll në autobusin me të cilën po udhëtonte Varfi dhe konstatoi drogë.