Pensionistët kanë nisur tërheqjen e bonusit prej 5 mijë lekësh të rinj të akorduar nga qeveria si pjesë e paketës sociale.
Pensionistët ishin ndarë në dy qëndrime, ku disa u shfaqën të lumtur e falenderues për bonusin, ndërsa të tjerë të moshuar thonë se këto para nuk u shërbejnë aspak në kohën kur çmimet rriten nga dita në ditë.
Lëmoshë nga qeveria e konsideruan një pjesë e tyre bonusin prej 5 mijë lekësh, në një kohë që sipas tyre shpenzimet janë të mëdha dhe me vështirësi përballojnë jetesën.
Një pjesë e pensionistëve e konsiderojnë dhënien e këtij shpërbimi si pjesë të fushatës elektorale, ndërsa të tjerë e konsiderojnë zgjidhje për momentin, duke ngritur sërish problemin e rritjes së pensioneve.