Një servis për lyerjen me bojë të mjeteve motorike është përfshirë nga flakët në lagjen Savër të Lushnjës pasditen e sotme. Zjarri ka rënë rreth orës 17:00 në servisin në pronësi të B. K dhe F. P., dhe shkak mendohet të jetë bërë një shkëndijë elektrike.
Servisi shërbente në riparimin e mjeteve të dëmtuara dhe në të ndodheshin disa mjete me vlerë te konsiderueshme monetare dhe si pasojë e zjarrit është shkaktuar një dëm i madh financiar. Në vëndngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe zjarrfikëset e Lushnjës, ndërsa më pas i kanë ardhur në ndihmë dhe zjarrfikëset e Divjakës dhe Fierit, të cilët kanë arritur të izolojnë vatrën e zjarrit.
Disa prej mjeteve te gjendura jashtë furrës së pjekjes së bojës nuk janë dëmtuar. Zjarri sipas informacioneve paraprake nga zjarrfikësit, thuhet se ka ardhur nga furra e pjekjes se bojës dhe me pas është përhapur në gjithë repartin e servisit. Sipas banorëve të zonës, zjarrfikëset mbërritën vonë në vendngjarje.
VIDEO https://youtu.be/SNB-8yqOayI