Në vijim të veprimeve, në lidhje me aksidentin e ndodhur gjatë ditës së sotme, në fshatin Nartë, ku shtetasi S. D, duke drejtuar automjetin tip “Benz” (taksi), në të cilën udhëtonte me bashkëshorten, 2 fëmijët e tij dhe 2 të afërm të tjerë, të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën, ka humbur kontrollin e automjetit dhe si pasojë është përplasur me një shtyllë, ju informojmë se:
Nga specialistët për Qarkullimin Rrugor në DVP Vlorë, u bë arrestimi në flagrancë për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” i shtetasit S. D, 54 vjeç, banues në Vlorë, i cili pas kryerjes së testit të alkoolit ka rezultuar se drejtonte mjetin në gjendje të dehur në masën 0.987 mg/l.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.