Pjeter Perkeqi, artizani që promovon kulturën kombëtare nëpëmjet mozaikëve në miniaturë
Pjeter Perkeqi është një nga artizanët e parë që konceptoi dhe filloi punimet me simbole nga mozaikët e Butrintit.
Pjetër Përkeqi shprehet se “filluam rreth vitit 2002. Rreth vitit 2004, me ndihmën e një fondacioni italian, u hap në Butrint një pikë tregtare artizanale.
Aty, me tregtimin e këtyre produkteve dhe shëtitjen në Butrint, ne vazhduam të rrisim më tej këtë lloj pune, duke përmirësuar gjithmonë cilësinë e produkteve.
Këto lloj veprash janë mozaikë në miniaturë kryesisht me motive të Baptisterit të Butrintit, mozaikë të periudhave të ndryshme në Butrint.
Janë mozaikë të ndërtuar në shekullin 4-5 të erës sonë, janë të mbuluara me rërë dhe i kam derdhur në miniaturë.
Për shitjen e produkteve na ndihmuan fondacioni italian CIS dhe më vonë Fondacioni Anglez Butrint.
Blerja e këtyre produkteve është një promovim i vlerave të trashëgimisë kulturore kombëtare shqiptare me motive nga Butrinti si mozaikë në miniaturë, thotë Pjetër Përkeqi.
Për të bërë tuajin një prej punimeve të tij, vizitoni https://sarandaweb.net/shop/
Website sarandaweb.net
Facebook Saranda Web
Instagram saranda.web
Youtube sarandaweb
Tiktok saranda.web
Pinterest sarandaweb
in sarandaweb