Plagoset punonjësi i policisë, detajet e para nga ngjarja

Një punonjës i policisë ka mbetur i plagosur aksidentalisht, ndërsa pastronte armën e shërbimit. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e sotme në Vlorë.

Vlorë/Informacion paraprak

Mbrëmjen e sotme, punonjësi i policisë A.Sh., me detyrë Laborant në Sektorin e Policisë Shkencore pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, në banesën e tij në momentin e pastrimit të armës së shërbimit, aksidentalisht i ka shkrepur arma dhe si pasojë është plagosur në shputën e këmbës, pa problem për jetën.

Please follow and like us:
fb-share-icon