Po gërmonte për themelet e shtëpisë, 27-vjeçari zbulon skeletin e dinozaurit

Mbetjet e atij që mund të jetë dinosauri më i madh i gjetur ndonjëherë në Evropë janë zbuluar në një kopsht në Portugali.

Puna e gërmimit filloi në kopshtin e qytetit Pombal në vitin 2017 për ndërtimin e një shtëpie, kur pronari 27-vjeçar i pronës vuri re fragmente të kockave të fosilizuara dhe kontaktoi studiuesit nga Universiteti i Lisbonës.

Në fillim të këtij muaji, paleontologët spanjollë dhe portugezë që punonin në vend, filluan të zbulojnë rruazat dhe brinjët e asaj që ata mendojnë se është një “sauropod brachiosaurid”.

Sauropodët ishin më të mëdhenjtë nga të gjithë dinosaurët dhe kafshët më të mëdha tokësore që kanë jetuar ndonjëherë.

“Nuk është e zakonshme të gjesh brinjët e një kafshe si kjo, e lërë mënë këtë pozicion, dukeruajtur pozicionin e tyre anatomik”, u shpreh Elisabete Malafaia, studiuese postdoktorale në Fakultetin e Shkencave të Universitetit të Lisbonës.

Grupi i sauropodëve, i cili përfshin brontosaurusin dhe diplodocusin ishin barngrënës, kishin qafë të gjatë dhe ecnin me katër këmbë.

Nga madhësia e eshtrave të gjetura në kopsht mendohet se dinosauri ishte 12 metra i lartë dhe 25 metra i gjatë.

Për shkak të pozicionit natyror në të cilin u gjet skeleti, studiuesit shpresojnë se gërmimet e mëtejshme mund të zbulojnë më shumë pjesë të të njëjtit dinosaur.

Skeleti u gjet në shkëmbinjtë sedimentarë të Jurasikut të Sipërm, duke sugjeruar se është rreth 150 milion vjeçar.

“Ky zbulim konfirmon se rajoni i Pombal ka një rekord të rëndësishëm fosil të vertebrorëve të Jurasikut të Vonë, i cili në dekadat e fundit ka siguruar zbulimin e materialeve të bollshme shumë domethënëse për njohuritë e faunave kontinentale që banonin në Gadishullin Iberik në rreth 145 m. vite më parë”, shtoi Malafaia./The Guardian.

Please follow and like us:
fb-share-icon