Po ktheheshin pas pushimeve në vendlindje! Dolën nga makina pasi kishte defekt, çifti përplaset për vdekje në sy të fëmijëve

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një çifti shqiptarësh ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Greqi.

Gjatë rrugës për në Janinë, makina i pësoi defekt dhe u ndaluan për të parë se çfarë ndodhi. Të dy kishin lënë dyert hapur por një automjet tjetër nuk i ka parë dhe i ka përplasur.

Për pasojë shoferi 58-vjecar ndërroi jetë në vend ndërsa gruaja e tij 50-vjecare nuk i mbijetoi plagëve të rënda dhe u nda nga jeta në spital. I gjithë aksidenti ndodhi para syve të dy fëmijëve të çiftit, të moshës 26 dhe 10 vjec që ndodheshin brenda në makinë. Aktualisht edhe ata janë dërguar në spital.

Sipas mediave greke, familja shqiptare po kthehej në Greqi pasi kishte kaluar disa ditë pushime në vendlindje. Ndërsa në automjetin e dytë që përplasi çiftin ishin dy persona të cilët morën plagë të lehta.

Në vendngjarje është krijuar radhë e gjatë automjetesh si pasojë e aksidentit të rëndë. Saranda News

Please follow and like us:
fb-share-icon