Policia ‘aksion’ në plazhe, sekuestron 400 çadra dhe shezlongë, procedohen 5 zaptues

Policia e Durrësit kanë shtuar kontrollet në vijën bregdetare me qëllim lirimin e hapësirave publike për pushuesit.

Si rrjedhojë, janë proceduar penalisht 5 administratorët subjektesh dhe ka sekuestruar 400 komplete me çadra dhe shezlongë pa leje.

Si rezultat u bë lirimi i hapësirës publike në bregdetin e Porto Romanos, duke hequr 400 komplete me çadra dhe shezlongë që ishin vendosur pa lejen përkatëse.

Në përfundim të veprimeve procedurale u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetasit: B. C., 36 vjeç, banues në Tiranë; F. Rr., 27 vjeç, L. B., 24 vjeç, E. S., 46 vjeç dhe H. L., 35 vjeç, të katërt banues në Durrës.

Materialet në ngarkim të këtyre shtetasve u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për veprime të mëtejshme. Saranda News

Please follow and like us:
fb-share-icon