Policia dhe banorët vijojnë kërkimet për gjetjen e bariut të humbur

Vijojnë kërkimet për gjetjen e bariut Taqi Bërxulla, 69 vjeç nga fshati Dhivër i bashkisë Finiq, i cili rezulton i humbur.

Denoncimi është bërë mbrëmjen e sotme nga familjarët e tij në Komisariatin e Policisë Sarandë.
69-vjeçari kishte dalë për kullotjen e bagëtive, por në mbrëmje bagëtitë janë kthyer në shtëpi pa çobanin e tyre.

Të shqetësuar, familjarët kanë pyetur fqinjët dhe barinj të tjerë nëse e kishin parë bariun, por askush nuk e kishte parë.

Prej mbrëmjes së djeshme banorë të fshatit Dhivër, të ndihmuar edhe shërbimet e Policisë dhe zjarrfikëses së Finiqit po krehin zonën e kullotës për gjetjen e 69-vjeçarit Taqi Bërxulla.

Menjëherë pas janë njoftuar për humbjen e tij, fëmijët dhe nipër të Taqi Bërxullës janë kthyer nga Greqia.

Please follow and like us:
fb-share-icon