Policia me “qira”! 1200 lekë në orë për të mbrojtur “investitorët strategjikë”

Qeveria shqiptare ka miratuar llojet e shërbimeve shtesë që ofron Policia e Shtetit dhe tarifave të pagesës për personat juridikë e fizikë, publikë ose privatë. Të gjitha janë shënuar në Fletoren Zyrtare dhe menjëherë hyjnë në fuqi. Tani, kushdo që ka para, mund të marrë “me qera” efektivë të Policisë së Shtetit, veshjet ose mjetet e tyre, por gjithmonë në këmbim të të ardhurave.

Paga për punonjësit e Policisë dhe mjetet e marra nga policia do të ketë tarifa të përcaktuara, që fillojnë që nga përdorimi me orë, 815 lekë për orë për punonjës policie, deri tek 5000 lekë për orë për mjetet e Policisë. Më pas, mbrojtja dhe prania e Policisë në aktivitete shtesë do të kushtojë 1630 lekë/orë.

Policia me “qira”! Me 1200 lekë për orë mbrohen

Mbrojtja e personave juridikë, që kanë përfituar statusin e investitorit strategjik kushton më lirë, vetëm 1200 lekë për orë, ndërkohë që përdorimi i uniformave, logove dhe/apo fishekëve manovër kushton 1000 lekë në ditë.

Policia me “qira”! Me 1200 lekë për orë mbrohen

Vendimi u mor në mbledhjen e Këshillit të Ministrave më 7 shtator. Sipas VKM-së, Policia e Shtetit do të ofrojë shërbime shtesë kundrejt pagesës për persona juridikë e fizikë, publikë ose privatë, në bazë të kërkesës së tyre. E mesa duket nuk u harxhua shumë kohë, 2 ditë më pas, sot vendimi u hodh në Fletoren Zyrtare. DOSJA.AL

Please follow and like us:
fb-share-icon