Kapet një person Himarë në vendin e quajtur Livadhet, dyshohet se vrau me armë zjarri mëngjesin e sotëm biznesmenin Niko Goro. Policia bën me dije se është arrestuar 53-vjeçari Kliti Leka. Ndërkohë Policia ka gjetur edhe furgonin tip “Wolkswagen” dhe një armë zjarri që dyshohet se janë përdorur gjatë atentatit ndaj biznesmenit.
Njoftimi i Policisë:
Policia në kohë rekord kap gjatë ndjekjes autorin e dyshuar të vrasjes së 51 vjecarit N.G. Si rezultat i reagimit në kohë dhe ndjekjes së pandërprerë të autorit, u bë e mundur që në vendin e quajtur “Livadhet”, të kapjen dhe prangosej autori i dyshuar i vrasjes, shtetasi Kliti Leka , 53 vjeç, banues në Tiranë Policia ka sekuestruar armën e dyshuar të krimit, armë zjarri kallashnikov dhe automjetin me të cilin u largua autori. Autori po shoqërohet për në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme.