Policia prangos një banor të Sarandës, akuzohet për ndërtim pa leje

Policia njofton se shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, bazuar në informacionet e marra se një shtetas kishte ndërtuar, pa leje, në lagjen nr. 4, Sarandë, kanë ushtruar kontroll në zonë. Nga kontrollet u konstatua se shtetasi D. L. kishte ndërtuar pa leje, një kat shtesë në një pallat ekzistues, për qëllime përfitimi.

Në vijim të veprimeve, nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariarit të Policisë Sarandë u arrestua në flagrancë shtetasi D. L., 45 vjeç, banues në Sarandë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”.

Please follow and like us:
fb-share-icon