Një 50-vjeçar në Tepelenë ka rënë në pranga për kultivim të lëndëve narkotike. Në kuadër të operacionit policor të koduar “Autumn”, në një zonë të pyllëzuar, në fshatin Zhulaj, Memaliaj, kanë gjetur të kultivuara bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa. Për këtë ka rënë në pranga kultivuesi i lëndës narkotike.
NJOFTIMI I POLICISË:
Vijon kontrolli masiv i territorit, nga toka dhe ajri, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike. Në vijim të kontrolleve u organizua dhe u finalizua me sukses, operacioni policor i koduar “Autumn”. Evidentohet dhe goditet një rast i kultivimit të bimëve narkotike, vihet në pranga 50-vjeçari. Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, shërbimet e Stacionit të Policisë Memaliaj, si rezultat i kontrollit të imtësishëm të territorit, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë policore, në kuadër të operacionit policor të koduar “Autumn”, në një zonë të pyllëzuar, në fshatin Zhulaj, Memaliaj, kanë gjetur të kultivuara bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa. Në përfundim të veprimeve hetimore u ndalua autori i këtij rasti kultivimi, shtetasi S. K., 50 vjeç, banues në fshatin Zhulaj, Memaliaj. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.