Ballina Lajme Saranda News Prokurori: Qeveria ndërzeu banditët të më bëjnë atentat

Prokurori: Qeveria ndërzeu banditët të më bëjnë atentat

Prokurori Arjan Ndoja ka rrëfyer para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit se atentati të cilit i mbijetoi në vitin 2019 ishte nxitur nga ndërhyrjet e qeverisë, pasi ai u akuzua si i korruptuar nga Erion Braçe asokohe zëvendëskryeministër, dhe më pas nga vetë kreu i qeverisë, Edi Rama. Nga ana tjetër, vëzhguesit e Operacionit Ndërkombëtar Monitorues (ONM) kanë dyshime për pastërtinë e figurës së tij si prokuror, pasi Ndoja ka pasur kontakte me persona me precedentë penalë.

Arjan Ndoja dhe shtetasi A.L kanë qenë duke drekuar me A.SH, dhe një person tjetër. Për shtatasin A.L ka të dhëna se është përfshirë në krim të organizuar jashtë Shqipërisë,”- mësohet të jetë shprehur vëzhguesi i ONM-së. Prokurori iu përgjigj duke thënë se raportet me këtë person janë miqësore, që prej kohës kur ai ka ushtruar detyrën e avokatit.

Po ashtu një tjetër kontakt i papërshtatshëm që i është gjetur Ndojës, është dhe ai me një biznesmen me incialet E.SH, ndërtues në Durrës. Sipas ONM-së, Ndoja ka drekuar në disa raste me këtë person, për të cilin nga SPAK nuk ka të dhëna se është aktualisht nën hetim, por më herët ndaj tij janë nisur disa procedime penale. Gjithashtu KPK ka gjetur kontakte të Ndojës me 3 vëllezër, njërit prej të cilëve me udhër të SPAK i janë sekuestruar dhjetëra pasuri, pasi akuzohen për vrasje.

Sipas KPK-së, Ndoja ka udhëtuar në disa raste me makinën e njërit prej tyre. Po ashtu në seancën e sotme në Veting, Ndojës i është përmendur dhe akuza e bërë nga avokati Ilia Ilia, se u dhunua nga një person nga Fushë Kruja me urdhër të tij. Ndaj Ndojës rezulton të jetë edhe tetë denoncime, një prej të cilëve është anonim. KPK shton se Ndoja ka kryer veprime hetimore në 2009 ndërkohë që ishte i pezulluar nga detyra.

 

 

Saranda Web sarandaweb.net

Please follow and like us:
fb-share-icon
Wordpress Social Share Plugin powered by Ultimatelysocial