Prurjet e lumit dëmtojnë tubacionin, banorët e fshatit Bajkaj mbeten pa pikë uji

Banorët në Bajkaj Delvinë
Banorët në Bajkaj Delvinë

Prurjet e lumit dëmtojnë tubacionin, banorët e fshatit Bajkaj mbeten pa pikë uji. Banorët e fshatit Bajkaj, në Bashkinë Delvinë, po përballen me mungesë totale të furnizimit me ujë të pijshëm.

 

Sipas banorëve, shkak për situatën aktuale është dëmtimi i tubacionit kryesor të furnizimit me ujë, si pasojë e prurjeve të lumit pas reshjeve. Megjithatë, pavarësisht kalimit të ditëve, nuk është ndërmarrë asnjë ndërhyrje konkrete për riparimin e dëmtimit dhe rikthimin e furnizimit.

 

Banorët në Bajkaj Delvinë

 

 

Banorët shprehen të irrituar dhe të revoltuar, duke e cilësuar këtë situatë si neglizhencë të patolerueshme nga institucionet përgjegjëse. Ata theksojnë se kanë mbetur pa pikë uji dhe mungesa e ujit po u vështirëson seriozisht jetën e përditshme, duke ndikuar në higjienë, shëndet dhe jetesë normale.

 

Sipas tyre, problemi nuk është i ri. Çdo verë dhe vjeshtë, banorët e Bajkajt përballen me mungesë uji për shkak të shterimit të burimit, pa asnjë zgjidhje afatgjatë apo investim serioz nga autoritetet. Situata, thonë ata, është kthyer në një normalitet të papranueshëm për një fshat të banuar.

 

Banorët i bëjnë thirrje institucioneve përkatëse të ndërhyjnë urgjentisht, jo vetëm për riparimin e tubacionit të dëmtuar, por edhe për të gjetur një zgjidhje të qëndrueshme, që të mos përballen çdo vit me të njëjtin problem.

 

Bajkaj pa ujë: 300 banorë të mashtruar nga premtimet vit pas viti – VIDEO

 

Website Saranda Web

Facebook Saranda Web

Instagram saranda.web

Youtube sarandaweb

Tiktok saranda.web

Pinterest sarandaweb

in sarandaweb

Please follow and like us:
fb-share-icon