‘Pse më zë rrugën?’, plas sherr me thika, plagoset 50-vjeçari! Në kërkim autori

Një sherr për motive të dobëta është regjistruar mbrëmjen e djeshme në Durrës pranë zonës së plazhit.

Mësohet se 50-vjeçari Behar Fiora është plagosur me thikë nga një person ende i paidentifikuar në rrugë. Dy këbmësorët janë sharë dhe janë zënë me grushte me njëri-tjetrin me pretekstin ‘Pse më zë rrugën?’. Aktualisht, Flora ndodhet nën kujdesin e mjekëve dhe është jashtë rreziku për jetën ndërsa autori është shpallur në kërkim.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Please follow and like us:
fb-share-icon