Një aksident i rëndë me vdekje ka ndodhur paraditen e sotme në një pikë të përpunimit të inerteve në Krujë.
Punëtori i gurores “Babasi 2” Lulzim Balla rreth 38 vjeç nga Fushë-Kruja është shtypur nga një kamion i tonazhit të rëndë në vendin e punës.
Sipas burimeve punëtori është ndjerë keq dhe është rrëzuar përpara kamionit që ka qenë duke lëvizur.
I aksidentuari është dërguar me urgjencë në spitalin e Krujës por ka ndërruar jetë si pasojë e dëmtimeve të rënda.
Shoferi i kamionit është shoqëruar në polici dhe po punohet për sqarimin e rrethanave te ngjarjes
Lajmi në përditësim
Please follow and like us: