Punimet në Bulevard: Thirrja e dëshpëruar e Pipo Cabirit që nuk u dëgjua nga askush – VIDEO

Tashmë është bërë diçka e zakonshme që sa herë bie shi, ujërat e shiut, përzier me ujëra të zeza vërshojnë në Bulevard pranë Limanit dhe në pika të tjera të tij. Për këtë situatë specialistët deri më sot nuk kanë folur, por kanë zgjedhur të heshtin, ndërsa banorët për situatën bëjnë përgjegjës punimet jocilësore nga ana e kompanisë Fusha shpk.

Fillimisht nga ana e kompanisë u filluan punimet për mbulimin e Bulevardit pa shtruar tubacionet e kanalizimeve të ujërave të zeza, duke argumentuar se ato nuk ishin parashikuar në projekt dhe se për kanalizimet do të “çahej” Bulevardi më vonë. Por kjo marrëzi u spraps nga specialisti i Bankës Botërore, i cili urdhëroi ndërprerjen e punimeve dhe më pas me shpejtësi u sollën tubacionet për kanalizimet e ujërave të zeza.

Por punimet për kanalizimet e ujërave të zeza nuk po kryheshin në mënyrë cilësore. Ishte biznesmeni Pipo Cabiri, i cili më 4 Qershor 2020 nëpërmjet Saranda Web kërkoi që punimet në Bulevard të zgjidhnin edhe problematikën e derdhjes së ujërave të zeza në Bulevard.

Duke parë se punimet po anashkalonin këtë problematikë, Pipo Cabiri ka reaguar përsëri publikisht nëpërmjet Saranda Web më 22 Qershor 2020, duke kërkuar të ndaloheshin këto punime të qelbura, siç i cilësoi ai.

Por thirrja e tij nuk u dëgjua nga askush dhe pasojat shfaqen sa herë bie shi.

Please follow and like us:
fb-share-icon