Qeveria: “Pas orës 22:00 fiken dritat në rrugë”, buxhetorët të ulin kursimin 15% ose gjobë 500 mijë

Qeveria shqiptare ka dorëzuar ditën e sotme në Kuvend masat për kursimin e energjisë elektrike në këtë kohë krizë.

Sipas dokumentit të dorëzuar nga qeveria shqiptare në Kuvend parashikohet që pas orës 22:00 do të ndërpritet ndriçimi në çdo rrugë ndërqytetase kryesore dhe dytësore, si dhe në ndriçimin e jashtëm të godinave publike, i objekteve të kulturës, monumenteve, shesheve dhe shatërvaneve.

Paralelisht me këtë kondicioneri nëpër institucionet shtetërore nuk duhet të gradohet në temperaturë më të ulët se 27 gradë gjatë verës, ndërsa gjatë dimrit nuk duhet të jetë më i lartë se 21 gradë për të reduktuar konsumin e energjisë elektrike të godinave.

Gjithashtu, dokumenti detyron klientët buxhetorë të reduktojnë konsumin e energjisë elektrike, në masën 15 %, krahasuar me muajin përkatës të një viti më parë, ndërsa në të kundërt do të gjobiten.

Për këtë do të emërohet një administrator energjetik në çdo institucion dhe nëse për 2 muaj nuk arrihet targeti, do të gjobitet me 50 mijë lekë.

Ky akt normativ do të jetë në fuqi për aq kohë sa zgjat periudha e gjendjes së emergjencës në furnizimin me energji elektrike dhe nuk është i zbatueshëm për institucionet e ofrimit të shërbimeve shëndetësore, shkollat, kopshtet, komisariatet e policisë dhe institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale.

Institucioni që ngarkohet për zbatimin e këtij akti normativ është Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, ndërkohë që me vendim të Asamblesë së Përgjithshme të OSHEE-së është ngritur struktura e posaçme “Task-Forca e Energjisë.

Please follow and like us:
fb-share-icon