Drejtori i Përgjithshëm i Raiffeisen Bank Christian Kanacaris ka qenë ditën e sotme në shkollën 9-vjeçare Mesopotam për të inauguruar një investim të kryer me kontributin e Raiffeisen Bank për rikonstruksionin e shkollës.
Në këtë ceremoni kanë marrë pjesë edhe kryetari i Bashkisë Finiq Kristo Kiço dhe drejtori i Zyrës Arsimore Finiq – Dropull Ziso Lluci.
Ndryshe nga shkollat e tjera, në të cilat numri i nxënësësve ulet apo mbyllen, shkolla 9-vjeçare e Mesopotamit këtë vit numëron rreth 140 nxënës, 60 nxënës më shumë se vitin e kaluar, duke u frekuentuar nga nxënës që shkojnë edhe nga Saranda dhe Ksamili.
Please follow and like us: