Rama sherr me gratë pensioniste: “Kur do na rritësh pensionet?”

Rama sherr me gratë pensioniste: “Kur do na rritësh pensionet?”

Kryeministri Edi Rama, në një intervistë për emisionin “Opinion” në TV Klan, është përballur me pyetje të shumta lidhur me pensionet dhe mirëqenien ekonomike të pensionistëve në Shqipëri. Në debat me gazetarin Blendi Fevziu, Rama përdori statistika nga Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe Banka Botërore për të shpjeguar situatën ekonomike të vendit dhe vështirësitë për të rritur pensionet.

 

Rama mbrojti politikat e tij, duke përmendur sfida si tërmeti dhe pandemia, që sipas tij kanë ndikuar në buxhetin e shtetit. Ai theksoi se mbrojtja sociale është rritur nga 870 milionë euro në 1 miliard e 900 milionë euro, duke shtuar se prioritet i qeverisë është mbështetja e shtresave më të prekura.

 

 

Në replikat e tij me gazetarin Fevziu, Rama u shpreh:
“Shikoje borxhin sot, të dhëna nga Fondi Monetar Ndërkombëtar. Mos harro se kemi pasur tërmet, pandemi… Shiko mesataren e rajonit”, tha ai, duke iu referuar të dhënave krahasuese rajonale. Gazetari e pyeti nëse do të ketë rritje të pensioneve, duke përmendur edhe çmimet e larta të produkteve bazë.

 

Pyetur se si do të mbijetojnë qytetarët me pension mesatar prej 183 eurosh, Rama theksoi se qeveria po synon të rrisë mbështetjen ekonomike për pensionistët në bazë të mundësive që ka buxheti shtetëror.

Debati vazhdoi, me Fevziun që i kërkonte Ramës të sqaronte kur do të rriteshin pensionet, ndërsa Kryeministri i kërkoi gazetarit që të konsultohej me të dhënat e Bankës Botërore për të kuptuar më qartë situatën ekonomike.

Please follow and like us:
fb-share-icon