Reagimi i PD: Punimet që kryhen në Sarandë janë skandaloze – VIDEO

Reagimi i PD: Punimet që kryhen në Sarandë janë skandaloze

 

 

Kur data shënon 10 qershor dhe në një situatë normale, sezoni turistik duhet të kishte mbi 1 muaj që zhvillohej në normalitet të plotë, Saranda po vuan ditët më të errëta të saj.

Punimet në rrugët kryesore dhe në qendrën e qytetit vazhdojnë ende duke krijuar një situatë kaotike me trafikun rrugor por sidomos, duke penalizuar punën e qindra bizneseve të cilat sot duhet të ishin në kulmin e shërbimit të tyre.
Projekti për heqjen e vendparkimeve në disa rrugë të qytetit është një dështim,ende pa filluar akoma ngarkesa e trafikut që ka Saranda në muajt e pikut korrik dhe gusht.

Nga Bashkia e Sarandës ende nuk ka një konfirmim zyrtar se deri kur do të vazhdojë kjo situatë e rëndë, por propaganda me fotografi nga inspektimi i punimeve dhe videot me dron të Sarandës nga ajri nuk mungojnë.

Në fakt, të nderuar përfaqësues të pushtetit lokal, Saranda edhe nga toka ta fotografosh, prapë në ajër është. Nuk e dimë nëse aty ku inspektoni ju punime, i keni vënë re këto pamje?

Punime skandaloze, jashtë cdo lloj imagjinate njerëzore dhe askush nuk mban përgjegjësi. Ky është realiteti i hidhur i Sarandës 2024!

Saranda nuk ka nevojë për arnime për të mbyllur gojën e qytetarëve, Saranda është sot vite pas asaj cka duhet të ishte, por mbi të gjitha Saranda sot ka 0 vullnet për ta cuar vite para, aty ku aspiron e meriton si qytet turistik.

Please follow and like us:
fb-share-icon