Fatmir Sulovari dhe Leonard Thodhori, të dy 46 vjecarë, prej 7 ditësh rezultojnë të zhdukur në Sarandë.
Policia e qytetit është vënë në alarm dhe prej disa orësh po kryen veprime të shumta hetimore përfshirë kqyrje kamerash sigurie dhe marrje në pyetje personash, kryesisht lidhje shoqërore të dy të zhdukurve.
Banorë të fshatit Çukë kanë rrëfyer jashtë kamerës se ditën e enjte 6 Prill, rreth mesditës, të dy personat kanë pirë kafe në një prej lokaleve të fshatit.
Fillimisht në lokal ka mbërritur Fatmir Sulovari dhe më pas Leonardi.
Të dy personat kanë qenë vetëm në tavolinën e tyre, ndërsa Fatmiri ka qerasur me pije freskuese edhe disa fëmijë që ndodheshin rastësisht në Lokal.
Pasi kanë qëndruar rreth 40 minuta në lokal, ata janë larguar së bashku dhe prej asaj dite nuk dihet asgjë për fatin e tyre.