Rreth 40 banorë të fshatit Gjoricë në Bulqizë janë paraqitur në qendrën shëndetësore me simptoma helmimi. Shkaku kryesor i helimit dyshohet të jetë bërë uji i pijshëm që furnizohet zona, ndërsa Report Tv ka mësuar se sipas analizave paraprake laboratorike, uji ka dalë i kontaminuar. Për këtë arsye, Ujësjellësi ka marrë masa për ndërprejen e furnizimit me ujë në zonë. Banorët janë paraqitur në qendrën shëndetësore të Gjorcës për të marrë ndihmë mjekësore, ndërsa simptomat janë diarre e vjellje.
Mjeku i qendrës shëndetësore, Telmond Veliu tregon se ditën e sotme janë parqitur për të marrë nihmë mjeksore rreth 8 persona, ndërsa sipas tij që prej ndërprerjes së ujit trendi i të helmuarve është në ulje. Mjeku thekson se të helmuarit nuk kanë pasur komplikacione të rënda.
“Dita e tretë që vazhdon me raste, sot rreth 7-8 veta kanë qenë, një numër më i ulët se i djeshmi të paktën krahasuar me ditën e djeshme. Simptomat janë bark, të vjedhja, dhimbje barku që është karakteristikë e asaj që mendohet të jetë helmimi nga uji. Mbarëvajtjen kanë pasur të mirë për momentin, nuk kanë pasur komplikacione të rënda. Sot është një trend në zbritje deri në këto momente. Dyshohet të jetë problemi i ujësjellësit”, tha mjeku i qendrës shëndetësore, Telmond Veliu.
Banorët e 6 fshatrave në njësinë administrative Gjoricë, kishin vuajtur prej vitesh mungesën e ujit të pijshëm. Në vitin 2015-të, Fondi Shqiptar i Zhvillimit në bashkëpunim me Bashkinë Bulqizë investuan afro 83 milionë lekë të reja (pa tvsh) në fazën e parë të ndërtimit të këtij ujësjellësi, kompania ndërtuese ishte EGLAND sh.p.k me administrator Rasim Daci. Në fund të vitit 2020 do të përfundonte edhe tenderimi për fazën e dytë të këtij ujësjellësi, që kishte të bënte me rrjetin shpërndarës dhe depos kryesore me një vlerë prej afro 191 milionë lekë të reja, fituar nga po e njëjta kompani. Në total, vlera e investimit për ujësjellësin e Gjoricës do të kapte një vlerë prej afro 274 milionë lekë të reja (pa tvsh), ose afro 2.4 milionë euro.
Banorë e zonës e kanë ngritur vazhdimisht si shqetësim se punimet për ujësjellësin nuk janë cilësore, ndërsa një pjesë e depozitave janë lehtësisht të aksesueshme nga personat e jashtëm dhe janë të ekspozuara ndaj ndotjes. Deri në publikimin e këtij lajmi, nga Ujësjellës-Kanalizime Rajoni Dibër nuk ka pasur asnjë njoftim publik, lidhur me gjendjen e tubacionit që kryesor që furnizon banorët në zonën e Gjoricës.