Rrezikuan jetën e pushuesve në plazhin Krorëz, ndëshkohen dhe bllokohen mjetet e lundrimit

Rrezikuan jetën e plazhistëve duke futur mjetet lundruese brenda perimetrit të sigurisë, në Krorëz, ndëshkohen me masën administrative 100 000 lekë të rinj, secili nga drejtuesit e 2 mjeteve lundruese dhe u bllokohen mjetet lundruese.

Shërbimet e Policisë Kufitare dhe të Njësisë Policore Detare, gjatë monitorimit të hapësirës ujore të qarkut Vlorë, me qëllim garantimin e sigurisë së plazhistëve, kanë konstatuar 2 mjete lundruese që kishin shkelur perimetrin e sigurisë dhe rrezikonin jetën e plazhistëve.

-Në Borsh, është konstatuar një anije turistike që ishte bregëzuar në vendin e quajtur “Krorëz”, jashtë zonës së përcaktuar për mjetet lundruese. Po në Borsh, është konstatuar një mjet lundrues skaf që po lundronte jashtë zonës së përcaktuar për mjetet lundruese.Bllokohen 2 mjetet lundruese (1 anije turistike dhe 1 skaf).

Please follow and like us:
fb-share-icon