Dy moderatoret, Arbana Osmani dhe Xhemi Shehu, si shoqe të mira që janë e kanë nisur vitin 2021 duke konsumuar kafenë e parë bashkë. Në një video të publikuar në Instagram, Arbana ka treguar se pikërisht në kafenë e parë që pinë, patën edhe sherrin e parë.
E gjithë kjo, siç kuptohet nga biseda, është shkaktuar nga vonesa që ka patur Arbana për të ardhur në kafe, ndërsa Xhemi ankohet se ka paguar parkimin.
Pjesë nga biseda:
Arbana: Kafja e parë për 2021.
Xhemi: Edhe sherri i parë për 2021, por nuk do ta tregojë.
Arbana :Sherr kot. A zihet njeriu pse vonohesh?
Xhemi: Sigurisht që zihet njeriu pse vonohesh se shkoj në parkim, paguaj parkim kot dhe duhet të dal nga parkimi se kjo nuk erdhi kurrë.
Arbana: T’i paguaj dikush ju lutem Xhemit parkimin.
Xhemi: Dhe jo vetëm.