Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur pasditen e sotme në Dibër. Pas një sherri të nisur mes dy personave, njëri ka mbetur i plagosur. Bëhet fjalë për 45-vjeçarin Agron Delishi, i cili dyshohet se është qëlluar nga Besnik Selxhaferi, i cili është vendosur në pranga dhe është shoqëruar në Komisariatin e Policisë.
Ndërkohë që 45-vjeçari është transportuar për ndihmë mjekësore fillimisht në spitalin e Dibrës. Por duke qenë se kishte nevojë për ndihmë më të specializuar u dërgua me helikopter në Tiranë për t’u mjekuar. Megjithatë ende nuk dihen detaje lidhur me gjendjen e tij shëndetësore.
NJOFTIMI I PLOTË:
Dibër/Informacion paraprak
Plagosi me armë zjarri një shtetas, kapet dhe shoqërohet në Komisariat autori i dyshuar. Rreth orës 17.55, në qytetin e Peshkopisë, shtetasi B. S., 46 vjeç, pas një konflikti për motive të dobëta, dyshohet se ka plagosur me armë zjarri shtetasin A. D., 45 vjeç, i cili është transportuar për ndihmë mjekësore në spital. Menjëherë kanë shkuar në vendin e ngjarjes forca të shumta policore dhe si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore është kapur dhe shoqëruar në Komisariat autori i dyshuar. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Saranda News