Shiste drogë nëpër qytet, në shtëpi iu kapën doza kokaine, arrestohet – EMRI

Një 36-vjeçar është vënë në pranga nga policia e Korçës, pasi u konstatua se ai shiste kokainë nëpër qytet. Nga kontrolli në banesën e të riut u gjetën dhjetëra doza me sasi të ndryshme kokaine.

Në vijim të veprimeve hetimore të kryera në kuadër të operacionit policor të koduar “Night sales”, i finalizuar 3 ditë më parë, uniformat blu kanë goditur një tjetër rast të shitjes së lëndëve narkotike.

Në pranga ka rënë Ardi Sterjo, 36 vjeç, banues në Korçë, pasi akuzohet se shpërndante doza të lëndëve narkotike, në qytetin e Korçës.

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin dhe më pas në banesën e 36-vjeçarit, u gjetën dhjetëra doza kokaine, të cilat u sekuestruan së bashku me një shumë parash që dyshohet se ishte përfituar nga veprimtaria kriminale.

Nga ky operacion, i finalizuar 3 ditë më parë, u vunë në pranga edhe 2 persona që shpërndanin lëndë narkotike kanabis dhe kokainë në qytet, të cilët posedonin armë zjarri dhe kultivonin fidanë kanabisi në banesë.

Please follow and like us:
fb-share-icon