Shkarkohet drejtoresha e Kadastrës Sarandë, Aida Demi.
Lajmi konfirmohet nga gazetarja Klodiana Lala, duke iu referuar burime brenda Kadastrës.
Mësohet se shkak i shkarkimit dyshohet se është bërë shkelja e dispozitave në fuqi gjatë ushtrimit të detyrave funksionale dhe publikimit në një emision investigativ
Emisioni “Stop” në Tv Klan ka investiguar sesi familja e drejtoreshës së Kadastrës, Aida Demi ka përfituar tokë që më parë ka qenë det. Hoteli buzë detit i ndërtuar nga familjaret e Aida Demit mbi një truall të blerë me proces privatizimi në vitin 1992, gllabëroi një pjesë të konsiderueshme të bregut të detit, pjesë që u mbush me inerte dhe u kthye në tokë, thuhet në videon e publikuar nga TV Klan.