Shkëputet ballkoni i katit të pestë dhe një kat më poshtë! Banorët largohen nga banesat

Një ngjarje e rëndë është regjistruar sot në një pallat në Mamurras. Mësohet se ballkoni i një apartamenti në katin e pestë të pallatit është shkëputur, duke rënë një kat më poshtë.

Bëhet me dije se banoret e këtij pallati të shokuar kanë lënë banesat duke u larguar nga rreziku qe kanosej nga rënia e dy ballkoneve.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe ka vendosur perimetrin e sigurisë.

Priten ekspertet te vendosin nëse pallati është ose jo i banueshëm. Dyshohet se shkak e rënies se ballkoneve është amortizimi i godinës.

 

 

Please follow and like us:
fb-share-icon