Shoqëria Rajonale Ujësjellës Kanalizime Sarandë sh.a shpall vend vakant për pozicionin “Drejtor Tregtar”
Drejtori tregtar ka këto kompetenca:
a. Siguron mbarëvajtjen dhe zbatimin e procedurave ligjore për të gjithë veprimtarinë ekonomike-financiare të shoqërisë.
b. Siguron zbatimin e praktikave e të procedurave ligjore dhe nënligjore të cilat mbrojnë asetet e shoqërisë dhe administron burimet financiare të saj.
c. Harton planbuxhetin për vitin pasardhës dhe planet financiare strategjike për shoqërinë, të cilat i paraqet për miratim pranë administratorit ekzekutiv.
d. Është përgjegjës dhe nënshkruan pasqyrat financiare vjetore individuale dhe të konsoliduara, si dhe raportin e administrimit, dokumente të cilat ia paraqet për miratim paraprak administratorit ekzekutiv. Administratori ekzekutiv i paraqet Këshillit Mbikëqyrës për miratim të gjitha pasqyrat financiare vjetore, raportin e administrimit, si dhe propozimet për caktimin e fitimit.
e. Kujdeset për mbajtjen e saktë e të rregullt të dokumenteve dhe të librave kontabël të shoqërisë.
f. Ushtron kontrolle periodike mbi veprimtarinë ekonomike-financiare të ndjekur nga specialistët përkatës. Garanton ruajtjen e standardeve të kontrollit të brendshëm financiar dhe zbatimin e standardeve të kontrollit financiar të specifikuara nga Ministria e Financave.
g. Siguron zbatimin e politikave tregtare të shoqërisë.
h. Siguron zbatimin e sistemit financiar dhe të faturim/arkëtimit të shoqërisë.
i. Çdo detyrë të caktuar në kontratën e punës me Administratorin.
Kandidatët duhet të plotësojnë kriteret e mëposhtme :
Të ketë përfunduar studimet e larta universitare dhe të zotërojë diplomë “Master shkencor”, në shkencat ekonomike, në degët financë/administrim biznesi.
-Të zotërojë certifikata përkatëse për aftësimin specifik profesional të tij, sipas detyrës që do të ushtrojë.
-Të ketë eksperiencë pune të ngjashme jo më pak se 5 (pesë) vjet.
-Të zotërojë njohuri të mira kompjuterike dhe te software financiare,
-Të ketë aftësi të mira komunikuese dhe të jetë bashkëpunuese në grup.
Kandidatët që do të aplikojnë duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë
– Kërkesë për punësim
-Curriculum Vita-e (CV)
Të gjithë të interesuarit janë të lutur të paraqiten pranë zyrave tona të Shoqërisë Rajonale Ujësjellës Kanalizime Sarandë, njëkohësisht mund të dërgojnë edhe aplikimet në adresën e E-mail: shauk.sarande@gmail.com
– Aplikimet pranohen deri më date 24/11/2023!