Shpërthim me tritol, autori i maskuar hedh lëndën plasëse dhe largohet – VIDEO

Një shpërthim me tritol ka ndodhur orët e para të mëngjesit në Shkodër, ku një 62-vjeçarje i është vendosur lënda plasëse në derën e banesës.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen Tom Kola”, rreth orës 03:40 të 25 marsit. Burime për Report Tv bëjnë me dije se autori ka qenë i maskuar dhe me motor. Ai ka hedhur lëndën plasëse në portën e banesës së 62-vjeçares Frida Sala dhe më pas është larguar.

Si pasojë e shpërthimit, fatmirësisht ka vetëm dëme materiale, ndërsa ende nuk dihen arsyet që mund të kenë çuar në vendosjen e tritolit.

VIDEO https://youtu.be/Af4qtGgBwFA

Report Tv sjell pamje nga vendi i ngjarjes, ndërsa dallohen dëmet në portë, si edhe në një makinë të parkuar aty pranë. Ndërkohë, banesa është e pajisur me dy kamera sigurie, të cilat kanë filmuar edhe momentin kur autori me motor ka hedhur lëndën plasëse dhe është larguar.

“Rreth orës 03:40, në lagjen “Tom Kola”, Shkodër, tek porta e oborrit të banesës së shtetases Frida Sala, 62 vjeçe, është hedhur lëndë plasëse. Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale”, njofton policia.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes, ndërsa grupi hetimor po kryen veprimet për sqarimin e saj, si edhe identifikimin dhe kapjen e autorit.

Please follow and like us:
fb-share-icon