SARANDA NEWS

spot_img

Shpërthim në magazinën e deputetit, vďes punëtori, pľagosen 11 persona të tjerë

Një shpërthim i fuqishëm ndodhi rreth orës 16:05 në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i Plasmasit”, në një kapanon në ndërtim në qytetin e Lushnjes.

Dyshohet se gjatë punës, një vinçier duke drejtuar një vinç, aksidentalisht ka prekur linjën e tensionit të lartë dhe për rrjedhojë ka ndodhur një shpërthim i fuqishëm.

Si pasojë e shpërthimit ka humbur jetën shtetasi Landi Veçani, dhe janë plagosur 8 shtetas mes tyre dhe deputeti Bujar Çela të cilët ndodhen në spital për ndihmë mjeksore.

Deputeti i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale dhe gjëndja e tij është e qëndrueshme.

Tre prej të plagosurve ka mbërritur tek spitali i Traumes.

Please follow and like us:
fb-share-icon
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

LAJMET E FUNDIT

Wordpress Social Share Plugin powered by Ultimatelysocial