Policia e Durrësit ka kapur dhe shoqëruar në komisariat shtetasin Ardian Lupi, 51 vjeç, i cili vetëm pak minuta më parë plagosi me thikë shtetasin Gazmir Gjuzi 38-vjeç.
Personi që ka mbetur i lënduar është dërguar në spital për ndihmë mjekësore dhe mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16;30, në vendin e quajtur “Stacioni i trenit”, në lagjen nr. 4 Durrës, ndërsa për këtë është shoqëruar në Polici shtetasin Ardian Lupi, 51 vjeç. Vijon puna nga ana e autoriteteve për dokumentimin e plotë të ngjarjes. saranda news
Please follow and like us: