Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar në Fushë-Krujë.
Mësohet se ka mbetur i plagosur një 55-vjeçar. I plagosuri ka marrë plage në bark dhe është dërguar në spitalin e Traumës.
Ngjarja ka ndodhur në Zgërdhesh të Fushë-Krujës, por ende nuk dihen rrethanat.
Nga të shtënat me armë zjarri ka mbetur i plagosur Luan Hushi, ndërsa autor është Klodian Keqi.
Mësohet se të dy janë bashkëfshatarë. Saranda News
Please follow and like us: