Me kapuç në kokë ka hyrë në oborrin e banesës së bashkëfshatarit në Prezë, të Tiranës, për të lënë dy kallëpe me tritol, së bashku me fitilin ndezës dhe dy detonatorë. Më pas ka njoftuar policinë duke bërë denocimin se bashkëfshatari i tij mbante tritol në banesë.
Pas kallëzimit policia ka bërë kontroll dhe në oborrin e kësaj banese kanë gjetur të mbështjella në një qese plastmasi dy kallëpe me lëndë të dyshuar plasëse tritol, së bashku me fitilin ndezës, dhe dy detonatorë.
VIDEO https://youtu.be/ZRZwebQWgq8
Pas deklarimit të shtetasit K. K. se nuk ishte ai poseduesi i lëndës plasëse, shërbimet e Policisë kanë kryer veprime hetimore. Kamerat kanë zbuluar personin që kishte hyrë në banesë për të vendosur tritolin
“Ka rezultuar se lënda plasëse ishte vendosur në oborrin e kësaj banese, nga shtetasi S. M., me qëllim që 46-vjeçari, pronari i banesës, të ngarkohej me përgjegjësi penale, për mbajtje të lëndës eksplozive.“
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan dy kallëpet me tritol, së bashku me fitilin ndezës, dy detonatorët dhe veshjet që ka mbajtur autori gjatë vendosjes së lëndës eksplozive.
I arrestuar është shtetasi S. M., 44 vjeç, banues në Prezë.