Tentuan ta vrasin në Vlorë, ky është efektivi i Policisë Kufitare të Sarandës (FOTO)

Ky është Nako Mehmetaj, punonjës i Policisë Kufitare Sarandë, ndaj të cilit u qëllua mbrëmjen e sotme me armë zjarri, teksa po lëvizte me makinë në lagjen “Partizani”, Vlorë.

Ai ndodhej në makinë së bashku me Anxhelo Breshanin, punonjës i Patrullës së Përgjithshme në Komisariatin e Vlorës, pasi po ktheheshin nga palestra. Ndaj tyre u qëllua disa herë më armë, por fatmirësisht nuk pësuan lëndime.

Ngjarja ndodhi këtë mbrëmje në lagjen “Partizani”, teksa punonjësit e Policisë, Breshani dhe Mehemetaj po ktheheshin nga palestra. Një mjet tip “Volkswagen” iu afrua paralelisht atyre dhe i qëlloi disa herë.

Më pas autori u largua menjëherë nga vendngjarja në drejtim të paditur. Forca të shumta policie mbërritën në vendngjarje dhe po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorit/vë.

Saranda News

Please follow and like us:
fb-share-icon