Tërmet 5.4 ballë në Greqi, lëkundjet ndihen edhe në jug të Shqipërisë

Tërmet me magnitudë 5.4 të shkallës Rihter është regjistruar pranë kufirit Greqi-Shqipëri në orën 04:32 me orën tonë, sipas Qendrës Evropiane Sizmologjike (EMSC).

 

 

Lëkundjet janë ndjerë edhe në disa zona në Jug të Shqipërisë, duke zgjuar qytetarët gjatë natës.

Epiqendra e tërmetit ishte në rajonin e Epirit në Greqi, rreth 47 kilometra në lindje të Konispolit.

Deri në këto momente nuk raportohen dëme. Saranda Web

 

Please follow and like us:
fb-share-icon