Theu dritaren e shtëpisë së një gruaje, procedim penal për 41-vjeçarin nga Saranda

Policia njofton se specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Sarandë referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për shtetasin F. M., 41 vjeç, banues në lagjen nr. 3, Sarandë, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës”.

Procedimi penal ndaj 41-vjeçarit u krye pasi ka dëmtuar dritaret e një banese në pronësi të shtetases B. N.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Please follow and like us:
fb-share-icon