Tre oficerë të Policisë Gjyqësore, njoftohet se kanë zbarkuar tek Pallati i ish-kryeministrit Sali Berisha.
Oficerët kanë qëndruar vetëm 5 minuta, dhe se veprimet e tyre lidhen me sekuestrimin, por mbetet për t’u parë në një tjetër reagim zyrtar për veprimet e oficerëve të Policisë Gjyqësore.
“Qëndruan vetëm 5 minuta dhe do të duhet ndoshta një informacion zyrtar për veprimet. Procedura është e thjeshtë sipas asaj që veprohet, oficerët vënë një shirit lajmërimi për sekuestrim të asaj prone dhe deri sa të jepet një vendim, pronari i pronësisë nuk mund të kryejë asnjë veprim tjetër”.
Kujtojmë se SPAK njoftoi një ditë më parë zyrtarisht dhe akuzat që rëndojnë ndaj Berishës.
Në njoftimin e prokurorisë thuhej se Berisha ka konsumuar veprat penale të “Korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, në bashkëpunim me dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi.
Sipas SPAK, Sali Berisha i cili në atë kohë mbante postin e kryeministrit, ka ushtruar presion ndaj administratës për përfundimin sa më parë të procedurave të privatizimit nga i cili dhëndri i tij ka përfituar rreth 5.4 milionë euro